Home / Aktualitet / Rama apo Basha? Sondazhi tregon kush është lideri më i preferuar në Tiranë

Rama apo Basha? Sondazhi tregon kush është lideri më i preferuar në Tiranë

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania dhe MBR zbuloi se 44.1% e qytetarëve në Tiranë mendojnë se Edi Rama është lideri politik më i përshtatshëm për të drejtuar vendin, kundrejt 34.1% e të anketuarve që preferojnë të shohin në karrigen e kryeministrit liderin e PD, Lulzim Basha.

Në rang kombëtar Rama rezultoi të kishte një pëlqyeshmëri 45.6% të atyre që e shohin atë si kryeministrin më të përshtatshëm, ndërsa Basha mori një përgjigje pozitive në 32.2% të të anketuarve në sondazh.

Kështu, sipas të dhënave Rama shihet të ketë pëlqyeshmëri më të lartë në rang kombëtar në krahasim me qarkun e Tiranës, ndërsa Basha është më i preferuar në Tiranë sesa në nivel kombëtar.

Personat që u përgjigjën se mendonin se asnjëri nuk e meriton të ulët në godinën e kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ishin në nivel 20.2% për Tiranën, dhe 19.2% në rang vendi.

Votuesit e papërcaktuar përbënë shumicën e atyre që u përgjigjën “asnjë” bazuar në analizën e votës së zgjedhjeve të vitit 2017.

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + five =