Home / Aktualitet / “Rafineria është e jona”, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

“Rafineria është e jona”, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë, për mungesën e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës.

Fillimisht ata u grumbulluan përpara Uzinës, ndërsa protesta u shoqërua me tensione, pasi ata tentuan të futen me forcë brenda saj. Naftëtarët kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’i japë zgjidhje.

“Nuk e kuptoj se çfarë roli ka policia këtu”, tha një prej naftëtarëve.

Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, tha protestuesi.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma nuk është bërë asgjë.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − one =