Home / Aktualitet / Radhët kilometrike në kufirin me Greqinë, ambulanca aksidenton për vdekje një fëmijë

Radhët kilometrike në kufirin me Greqinë, ambulanca aksidenton për vdekje një fëmijë

10:30 – Një fëmijë rreth 12 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi një ambulancë e përplasi atë në afërsi të fshatit Bularat. Ngjarja e rëndë ndodhi në një moment kur prej ditësh janë nxitur radhë kilometrike në pikat kufitare me Greqinë dhe prej së premtes autoritetet janë munduar t’i asistojnë mijëra emigrantë me ndihma në ushqime dhe shërbim mjekësor.

Sipas dëshmitarëve ambulanca ishte me shpejtësi dhe ka përplasur fëmijën, i cili ka humbur jetën në çast, pasi përplasja ka qenë e fortë.

Ora 10:20 – Rikujtesë! Sipas vendimit të së enjtes, 13 gusht, nga qeveria greke, deri më 31 gusht, gjatë orarit të punës 07:00-23:00 lejohen të kalojnë kufirin vetëm 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë. Ndërkohë ky është 24-orëshi i fundit ku emigrantëve do t’u lejohet hyrja pa detyrim vënie në karantinë njëjavore, për shkeljen e së cilës autoritetet do të aplikojnë gjoba nga 5 mijë euro. Nga e hëna, 17 gusht, autoritetet greke do të kërkojnë me detyrim rezultatet e testit për COVID-19 për ata që do të duan të kalojnë kufirin, – përjashtohen nga ky detyrim fëmijët nën 9 vjeç dhe shoferët e kamionëve që transportojnë mallra.

Ora 10:00 – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se autoritetet diplomatike mbeten në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për të lehtësuar procedurat, ndërsa ushtria ka qenë pranë emigrantëve për t’u mundësuar ndihmë me ushqime, ujë dhe shërbim shëndetësor.

Ora 09:15 – Në Kapshticë janë krijuar sërish radhë të gjata automjetesh. Burime policore konfirmojnë krijimin e radhëve për shkak se autoritetet greke po punojnë ngadalë me mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve. Në Kapshticë aktualisht raportohet se nuk po kryhen tamponë për COVID-19. Pala shqiptare punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me tre.

Ora 08:35 – Probleme për udhëtarët mbeten edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ku shumë persona gjatë natës janë përpjekur të devijojnë nga karrexhata dhe të dalin përpara në radhë. Kjo ka shkaktuar shpesh përplasje pasi pavarësisht pranisë së policisë ecja kundravajtje nuk është ndaluar.

Ora 08:00 – Tashmë radhë të gjata dhe problematike shfaqen edhe në pikën doganore të Kapshticës.

Ora 06:00 – Pasi u mbyll orët e vona të së premtes, rihapet sërish kufiri me Greqinë me mijëra emigrantë shqiptarë të cilët kaluan sërish natën në radhë duke pritur kalimin.

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =