Home / Aktualitet / Qytetari denoncon ndërtimin pa leje: Po më dëmtohet shtëpia

Qytetari denoncon ndërtimin pa leje: Po më dëmtohet shtëpia

Një familje në Yrshekë ka denoncuar për Fax News një ndërtim pa leje, sipas tyre, që i ka dëmtuar çatinë e shtëpisë.

Bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit Ramazan Byku, i cili thotë se është ankuar pranë Bashkisë së Tiranës por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Shtetasi në fjalë pretendon se ndërtimi është bërë jashtë kushteve, duke shtuar se i ka shkruar dhe Kryetarit Erion Veliaj, por asnjë masë nuk është marrë akoma për të zgjidhur problemin e tij.

“Kam bërë kërkesën më 2.3.2020. Nuk më kanë kthyer përgjigje. Më thonë që ne do të marrim masa sipas grafikut që kemi. Prit se po vjen grafiku, s’ka. Ai thotë se është prona ime. Më e keqja e ksaj është se unë prisja 1 vit e gjysmë. Ky mur më dëmton shpinë dhe ma ka dëmtuar jashtë mase. Duke mos pasur njeri shpi, ata shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë një ndërtim pa leje. Distanca nuk është respektuar. 

Është jashtë kushteve të ndërtimit të cdo gjëje. Është një kasolle. Ajo nuk përdoret për asgjë. Shumë dëm të madh. I kam shkruar kryebashkiakut. Unë prita  me shpresën se do të merret ndonjë masë dhe asgjë. Pavarësisht se cfarë ngjyrash kemi, unë kërkoj që kryetari i bashkisë të na zgjidhë hallet. Disa herë kam lajmëruar policinë. I drejtohem edhe një herë tjetër kryetarit të bashkisë, si njeri vizionar, të merret me këtë cështje se është turp për bashkinë,” deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =