Home / Aktualitet / Qytetarët i sulen doktorëve me shkopinj

Qytetarët i sulen doktorëve me shkopinj

Kolapsi nga Covid-19 në Indi ka kaluar çdo pritshmëri. Ditën e sot bëhet me dije se doktorë nga spitalet e vendit janë sulmuar nga të afërm të pacientëve dhe viktimave të prekur nga Covid-19.

Një grup burrash shiheshin duke sulmuar doktorët me një shkop të gjatë , pasi i afërmi i tyre 67 –vjeçar kishte vdekur në dhomën e pritjes prej mungesës së shtretërve në repartin e emergjencës.

Emri i spitalit i cili ndodhi sulmi i sotëm quhet Apollo, dhe u bë me dije se disa prej doktorëve janë lënduar gjatë përleshjes, por më pas ata ishin kthyer në detyrë prej një numri tjetër të lartë të pacientëve të cilët ishin në pritje.

Ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj doktorëve , vetëm javën e kaluar një doktor 25- vjeçar Siddhant Totla, u filmua duke u rrahur me grushte nga të afërmit e një 65 –vjeçari i cili vdiq nga koronavirusi.

Nga mediat perëndimore mësohet se sistemi shëndetësor i Indisë është shumë pranë kolapsit nga ashpërsia e valës së dytë të Covid-19.

Vendi ka raportuar 300,000 mijë raste të reja çdo ditë dhe rreth 2,700  vdekje vetëm në 24 orët e fundit.

Fqinjët janë trembur nga kjo situatë mes paralajmërimeve se infeksionet po nxiten nga një variant i ri vrasës, Pakistani ka shprehur shqetësim duke u shprehur i frikësuar se të ardhshmit mund të jenë ata.

“Duket qartë që mund të kemi një situatë si në Indi”, tha Dr Muhammad Suhail i kompleksit spitalor Hayatabad. Deri tani Pakistani ka raportuar rreth 4,500 infektime të reja në ditë.

“Pakistani dhe India kanë të njëjtat probleme. Në të dyja vendet njerëzit nuk po ndjekin masat parandaluese”, shtoi ai.

Pakistani ka nxjerrë në rrugë ushtrinë e armatosur në rajonin e Lahore për të përforcuar zbatimin e masave të koronavirusit dhe orën policore nga 18.00  e më tej.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 6 =