Ndonëse Ministria e Shëndetësisë në protokollin e masave antiCovid ka dhënë urdhrin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, në Spitalin e Shkodrës vihet re një mosndërgjegjësim i qytetarëve.
Siç shihet nga pamjet, prej 3 orësh dhjetëra qytetarë presin radhë prapa dyerve të spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë shërbimin mjekësorë. Pa kurrfarë distancim social, kokë më kokë, duke u bërë kështu rrezik për përhapjen e Covid-19.
“S’na lan me hi. Kan rregullat e veta. Është e frikshme me ndenj jashtë. Ose ti lënë të hijnë ose të ikin në shtëpi, mos të rrinë njerëzit kështu.”, u shpreh një qytetarë.
“E dojn Edi Ramën? Veç me ardh Edi Rama me na vizitue. E 5-ta ditë sot me numrin 80. Po fajin e kena ne populli jo Edi Rama. Numri 80-të, tani po shkon ora 10 e 20 dhe merre me mend ti se kur me vjen mua radha me u vizitu.”, u shpreh një qytetare.
“Na ikën doktori, sa të na vijë radha. Unë e kam numrin 79-të dhe deri tani skanë hyrë 20 vetë. Kur më bie radha mua mjeku ka ikur.”, u shpreh një qytetare tjetër.
“Ruhuni thotë, ku të ruhemi ne?”., u shpreh një qytetare.