Home / Kryesore / Qytetarët e prekur nga Covid të zhgënjyer nga qeveria, nuk u rimbursohen ilaçet

Qytetarët e prekur nga Covid të zhgënjyer nga qeveria, nuk u rimbursohen ilaçet

Situata e Covi 19 në të gjithë vendin  është në shifra alarmante, ku në ditët e fundit numri i infektimeve ditore po i kalon 900, ndërkohë që qeveria nuk ka marrë asnjë masë shtesë për pëmirësimin e gjendjes.

Një tjetër problematikë që shfaqet me personat e infektuar është rimbursimi i ilaçeve, një premtim në shumicën e rasteve i pambajtur nga ana e qeverisë. Dhjetra qytetarë që në shumicën e rasteve nuk preferojnë që të flasin para mediave, thonë se nuk e kanë pëfituar rimburësimin, edhe pse shpenzimet e tyre teksa përballen me sëmundjen kanë qenë të larta.

Gazetarja e Fax News në Gjirokastër Ervina Shehaj ka intervistuar disa qytetarë, të cilët shprehen se u është dashur që të marrin borxhe në mënyrë që të blejnë ilaçet kundër Covid.

“Në muajin dhjetor kam kaluar Covidin, e kam kaluar jo shumë rëndë, kam shpenzuar rreth 300 mijë lekë ilaçe, kam qendruar në karantinë rreth 20 ditë, gjatë kohës që kam qendruar në shtëpi nuk e kam marrë rrogën, edhe pse jam e siguruar. Mjeku i familjes nuk më ka dhënë asnjë shkresë, që të përfitoj rimbursim për ilaçet. Aq sa kam shpenzuar për Covid nuk kam rrogën mujore”, shprehet një prej qytetarëve.

Ndërkohë që një tjetër zbulon se ka marrë edhe borxh për përballimin e Covid, duke qenë se familja nuk ka të ardhura bazë.

“Ndihma s’kemi, isha sëmurë, shkova në privat dhe më thanë që kisha virus, shteti më thoshte që nuk ke. Kisha probleme me mushkëritë, më dhimbini kockat, mora antibiotikë, u lidha me mjekun e familjes, i cili më ndihmoi për ilaçet. Jemi të papunë, edhe djemtë janë pa punë, nuk ka as tokë, as asistencë, asgjë. Thashë se do më jepnin para për ilaçe, por nuk më dhanë asgjë. Doktori i shtetit më tha që nuk kisha virus. Unë kam marrë 1 mijë euro borxh, që përballova ilaçet, kam dhe një 100 mijë lekë, kur të mbarojnë ato do ngre duart përpjetë, ndihma as kam parë as kam marrë”, shprehet një tjetër qytetar nga Libohova.

Ndërkohë edhe në Shkodër situata mbetet problematike, ku vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 61 raste të reja e ku qytetarët ankohen se nuk kanë marrë rimbursimin e ilaçeve. Në Shkoder aplikohen testet e shpejta, ku në një ditë ka rreth 150 testime.

Sipas gazetares Vilma Voci në rrugët e Shkodrës vihet re një ulje e ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbajtjen e maskave dhe për respektimin e distancës. Në spitalin e Shkodrës janë duke u mbajtur nën trajtim 5 persona të infektuar me Covid 19.

Një tjetër qytet që i përket zonës së kuqe, sa i takon rasteve të shtuara me Covid është edhe Fieri,ku vetëm dje janë zbuluar 107 raste të reja, duke e çuar në 2479 numrit total të rasteve aktive. Moshat më të prekura në Fier janë ato të studentëve dhe pensionistëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka marrë rimbursimin e ilaçeve.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + eighteen =