Home / Aktualitet / Qiriu për pak se nuk solli humbje jetë në Fier

Qiriu për pak se nuk solli humbje jetë në Fier

Një zjarr në një banesë në lagjen “8 Shkurti” në Fier për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një çifti nga ky qytet.

Zjarri u shkaktua nga një qiri, njofton Policia. Fatmirësisht, çifti i bashkëshortëve ka shpëtuar, ndërkohë zjarri thuajse e ka shkrumbuar banesën.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 17 =