Home / Aktualitet / Qeveria miraton projektligjin/ 600 policë mbi 55 vjeç dalin në pension! Kushtet, përfitimi dhe kur penalizohen

Qeveria miraton projektligjin/ 600 policë mbi 55 vjeç dalin në pension! Kushtet, përfitimi dhe kur penalizohen

TIRANE-Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin për  në Policinë e Shtetit, që nxjerr në lirim punonjësit që kanë mbushur moshën 55 vjeç me 30 vite vjetërsi pune. Por sa është numri i atyre që plotësojnë kriteret, sa do të përfitojnë dhe sa do i kushtojë buxhetit të shtetit kjo reformë. Qëllimi, sipas projektligjit është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Numri i punonjësve që plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar është 613, nga të cilët 585 punonjës të Policisë së Shtetit (398 inspektorë), 21 nga Garda e Republikës dhe 7 nga SHÇBA-ja. Inspektori parashikohet që të përfitojë 26,200 lekë në muaj, ndërsa gradat e larta rreth 29,297 lekë në muaj. Efekti financiar vjetor duke filluar nga viti 2020 është 215,506,116

Kriteret e përfitimit të pensionit
1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat përfiton trajtimin financiar sipas këtij ligji, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, kur:

a) ka mbushur moshën 55 vjeç;

b) plotëson 30 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat apo në struktura të tjera shtetërore me gradë.

2. Trajtimi financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

3. Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, pensioni nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës.

4. Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm.   Përzgjedhja e përfituesve bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mosdiskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë.

5. Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Por kur ndërpritet pensioni i posaçëm?
Punonjësit e Policisë së Shtetit pavarësisht se janë në pension të posaçëm kanë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit dhe, gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjtat të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar. Nëse refuzojnë, atëherë ndërpritet pensioni i posaçëm.

Ndërkohë që trajtimi financiar ndërpritet kur përfituesi rikthehet në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe në rastet kur punësohet në sektorin publik. Në projektligj theksohet se trajtimi financiar, i përfituar nga ky ligj, nuk prek përfitimet që i lindin punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, nga legjislacioni në fuqi.





Projektligji i miratuar nga qeveria ne date 24 dhjetor, tabelat me numrat e efektivëve që plotësojnë kriteret dhe efektet financiare

Check Also

Rrëfim i vonuar për Reçakun

Nga Gentian ÇALA- Ishte ditë e ftohtë e vjeshtës së vitit 2000, kur shkova për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =