Home / Opinion / Qerbelaja: Një Rrëfim nga Shtëpia e Zisë

Qerbelaja: Një Rrëfim nga Shtëpia e Zisë

Gëzim Basha/

Bektashinjtë e Shqipërisë, si të gjithe ndjekësit e Islamit Sufist, përkujtojnë këto ditë vuajtjet e Imam Hysenit dhe familjes së tij në Qerbela duke mos pire uje.

Në shenjë simpatie për sakrificën e tyre po postoj ketë përkthim nga poeti i shquar Amerikan, Agha Shahid Ali (1949-2001).

Agha Shahid Ali

Qerbelaja; Një Rrëfim nga Shtëpia e Zisë

Në nje kohë e klimë më të largët, skena tragjike e vdekjes së Imam Hysenit do të zgjojë edhe simpatinë e lexuesit më të ftohtë.

—Edward Gibbons—

I.
Jezu Krishti dhe dishepujt e tij po ecnin permes fushës së Qerbelasë kur ndeshën një tufë gazelesh që qanin të mbledhura kokë më kokë. Dishepujt panë të habitur nga Zoti i tyre.
Ai u tha: “këtu, tek ky vend, një ditë do të vritet nipi i Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të.)” Dhe Jezusi qau. “Ti kisha kryet ujë dhe sytë e mi kroje të qaja për të rënin,” tha nëpër vajtim.
1400 vjet më vonë, sikur sapo ta kishin marë lajmin për atë që ra në Qerbela në vitin 680, besimtarët ende mbajnë zi për Hysenin, nipin e Profetit, djalin e Aliut (Atit të Baltës) dhe Fatimes, të vetmes pasardhëse të Profetit.
Ashtu si Jezusi që shkoi në Jeruzalem të vdiste në kryq, edhe Hyseni shkoi në Qerbela të pranonte me pasion çfarë ishte shkruar për të qysh në krye të herës.

II.
Vajtimi i Zejnebes në Damask

Mbi binatë e Hysenit ç’natë paska rënë?

O popull i Shamit, shikomëni mua, e vetmja mbesē e mbetur nga Profeti, e vetmja fëmijë prej fëmijës së tij!

Mbi binatë e përgjakta të tim vëllai ra agu — sa shtrenjtë e paguam!

Vajtoni tani, ju që për qejf s’bëtë kurrë kataklizma, unë vet i pashë foshnjat e therrura, qanin për ujë.

Dëgjoni mua, kujtoni Hysenin, ç’dha në Qerbela, me zemër të prerë-vetë zemra e Profetit, kullonte gjak, i pavarrosur.

Damask i shurdhër, në bims të Kalifit ata po tallen me gjak të Profetit. Unë mbeta jetime, e motra e Hysenit, rrobinjë tirani.

O At i Baltës, klithi kur ra, falmë! Siria fitoi, fëmijët e tu mbetën jetimë. Lamtumirë!

Pastaj mbështjellë me velin e fjalëve, na la përjetë.

Parajsë pagojëse! Mbi tim vëllai ç’natë paska rënë?!

U shurdhofshin odat qiellore dhe ëngjëjt nga klithma ime, klithmë e pa zë në pallat të Kalifit!

Sirianë, dëgjomëni:

Mbi shtëpitë e Hysenit ç’natë ka rënë
unë rroj të rrefej hatanë e tim vëllai
Ç’diell po feks mbi trupin e tij?
Qaj, o botë, tim vëlla, qaje Hysenin!

Check Also

Propozimi kinez për një strukturë globale për shëndetin e njerëzimit

Nga Aleksander ÇIPA- Teksa kemi hyrë në vjeshtë, duket se shqetësimi kryesor në mendjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 10 =