Home / Sport / Qëndroi 14 orë i fshehur në stadium/ Kush është ish-biznesmeni spanjoll që u fut nudo në fushë?

Qëndroi 14 orë i fshehur në stadium/ Kush është ish-biznesmeni spanjoll që u fut nudo në fushë?

Të gjithë të pranishmit në “Estadio Nuevo Los Carmenes” në duelin mes Granadës dhe Manchester United mbetën të shtangur kur një tifoz përshkroi me vrap fushën komplet nudo.

Edhe pse tifozët nuk lejohen prej kohësh në stadiume për shkak të pandemisë, ai ia doli të futej dhe të bëhej protagonist. Policia spanjolle konfirmoi se personi që ndërpreu takimin e Europa League është futur në ambientet e stadiumit që në orën 7 të mëngjesit.

Madje, mësohet se ai është fshehur për 14 orë në një copë mbuluese për të arritur që pamë të gjithë.

Personi që hyri në fushën e lojës lakuriq quhet, Olmo Garcia. Ai mund të mos njihet nga ndjekësit e futbollit , po për qytetarët e Granadës në Spanjë ai është shumë i famshëm. Garcia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Check Also

Përkeqësohet situata tek Juventusi, përçahen drejtuesit e klubit

Gjërat në Juventus janë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë, pasi raportohet për një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 5 =