Home / Opinion / Qëndrime që ngjasojnë

Qëndrime që ngjasojnë

Nga Sebastian ZONJA-

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ironizuar këtë fundjavë fitoren e Albin Kurtit në Kosovë duke thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje po zgjidh edhe problemet e zhvillimeve të brendshme të Serbisë.
Pak ditë më parë, në ndryshim nga deklaratat e mëhershme të kreut të ekzekutivit tonë, Edi Rama, për president të përbashkët Shqipëri – Kosovë, reagoi ministri i Shteti Pandeli Majko. Ndryshe nga kryeministri Rama që ka aktivizuar miniShengenin ballkanik për t’ja mbërritur presidentit të përbashkët, z. Majko thotë se bashkëpunimi për bashkim me union, konfederatë apo në një shtet është tezë e së shkuarës.
Është e trishtë kur sheh se si z. Majko del kundër vetë kreut të qeverisë së tij për t’i rakorduar qëndrimet me fqinjët serbë dhe grekë. Projektet politike të dy vendeve sovrane nuk realizohen për inat të fqinjëve, por as nuk ndalohen për qejf të tyre!
Shqipëria dhe Kosova mund t’i bashkërendojnë lëvizjet e tyre, pa i rënë daulles, duke vijuar projektin e rrugës së Kombit. Ajo rrugë është korridor financiar dhe sigurie.
Gjatë tërmetit të nëntorit ushtria e Kosovës erdhi për një orë në Thumanë, dhe mallrat, saj atij korridori, lëvizin më lirshëm.
Projekt i kahershëm ka qenë edhe Nish – Durrës. Ish-kryeministri socialist Fatos Nano e ka thënë në konferencë për shtyp vite më parë këtë, kur nuk e kuptoi se ku firoi taksa “Majko” për këtë aks.
Politikanët e mirë e dinë se projektet kombëtare janë shumë të reja, OJQ-istët mendojnë se janë projekte shumë të vjetër.
Mjer ne që kemi në krye OJQ-istë!

Check Also

Kush e vrau Mit’hat Frashërin, Kim Filbi apo Ahmet Zogu?

Nga Xhevdet SHEHU – Para dy vjetësh në ‘DITA’ kam botuar disa shkrime lidhur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 9 =