Home / Aktualitet / Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan thirrje liderëve politikë

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan thirrje liderëve politikë

“Fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushatën zgjedhore.”

Ky është apeli që ka bërë Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan pas dy incidenteve të ndodhura në këtë qark.

Në ditën e Verës, më 14 mars kur në Elbasan kishin nisur festimet pati përplasje midis simpatizantëve politikë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, ndërsa dje kandidati i PD-së Luçiano Boçi u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca.

“Si gjithë banorët edhe Komunitetet fetare në Qarkun e Elbasanit po jetojnë me atmosferën e fushatës zgjedhore të 25 Prillit qe sapo ka nisur këto ditë, dhe me keqardhje pamë se kjo fushatë u ballafaqua me incidente ndërmjet dy forcave politike kryesore qe në hapat e para, e pikërisht në një ditë të shënuar për Elbasanin, duke njollosur festen e Ditës së Verës me akte dhune ndërmjet simpatizantëve të tyre.

E njëjta skenë është përsëritur sot edhe ne Labinot. Kjo qasje konfliktuale e cila është larg frymës së qytetarisë elbasanase jo vetëm nuk na nderon te gjithëve por edhe cenon qetësinë dhe harmoninë me të cilën shquhet qyteti ynë.

Krerët fetare edhe me pare kane parashtruar se fryma e urrejtjes dhe mos-tolerancës është e dëmshme dhe na çojnë drejt konflikteve të hapura.

“Edhe një herë drejtuesit e komuniteteve fetare të Q. B. N. F u bëjnë thirrje liderëve të partive politike të tregohen të matur e të përmbajtur duke paraqitur me mençuri dhe urtësi programet dhe kandidatët e tyre tek banoret e Qarkut tonë, që në mënyrë të qetë e lirisht të zgjedhin alternativën që është më afër kërkesave të tyre.

Ndaj u bëjmë thirrje liderëve te partive, kandidatëve dhe simpatizantëve te tyre, të tregohen të matur e qytetarë në sjelljet e tyre.

Lutemi dhe mbetemi me shpresë që zëri dhe shqetësimi ynë do të gjejë mirëkuptimin dhe mbështetjen e të gjitha palëve.“/BoldNews

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =