Home / Aktualitet / Qëllon me armë në ajër dhe kanos bashkëfshatarin, vihet në pranga 47-vjeçari

Qëllon me armë në ajër dhe kanos bashkëfshatarin, vihet në pranga 47-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 47-vjeçar për kanosje. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Check Also

Me këto mënyra të thjeshta mund t’i fshihni thinjat nëse nuk doni t’i lyeni flokët

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =