Home / Aktualitet / Qëlloi me armë pas sherrit me 29 vjeçarin, policia i vihet nga pas autorit

Qëlloi me armë pas sherrit me 29 vjeçarin, policia i vihet nga pas autorit

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se një ditë më parë pas konfliktit me një tjetër person qëlloi me armë zjarri në ajër.

“U referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. D., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. K., 29 vjeç dhe gjatë konfliktit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Vala e dytë e COVID-19, ky vend rikthen gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 1 =