Home / Kryesore / Pushteti nuk merret me qira

Pushteti nuk merret me qira

Nga Sebastian ZONJA –
Në foton e parë është Mehdi Frashëri i madh. Atdhetari që çdo minutë ia kushtoi Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Është ai personazhi që, ndër të tjera, e ‘shpëtoi’ Shqipërinë nga borxhi 7 miliard dollarë ndaj Perandorisë Osmane.
Në foton e dytë është gjiganti mitrovicak Xhafer Deva. Politikan i lindur, atdhetar i madh, që ishte i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit, sepse ishte i pari që kishte zbuluar se Këshilli Nacional – Çlirimtar kontrollohej komplet nga Moska.
Së bashku me Mehdi Frashërin e futën Shqipërinë ndër vendet më të ndritura duke siguruar mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët.
Këta janë dy shtyllat e mëdha ku qëndron e djathta dhe etatizmi shqiptar.
Sot e 30 vjet, me trishtim mund të themi se, rotacioni është thjesht marrje me qira e pushtetit. S’ka asnjë plan, asnjë projekt, veç një fabul: ne fituam, por na vodhën votat!
Dhe, me të qeshur, kundërshtarët politik i thonë: Ik te shpia, ha gurabia!
Latinët kanë një shprehje për politikën “horror vacui”, që do të thotë se kur çohesh nga karrikja, ulet tjetri, s’ta ruan njeri vendin e ngrohtë.
Kështu edhe kjo punë, disa duan që të ruajnë ekskluzivitetin që të bëjnë biznes me partinë, ndërsa të tjerë duan që të jetësojnë projektet e Rilindasve të mëdhenj.
Rilindja kombëtare është faqja më e ndritur e kombit shqiptar. Misioni është të jetësojmë projektin e tyre, jo me marr pushtetin me qira.
E keqja duhet të luftohet në të gjitha frontet.
Hafiz Ali Kraja dhe Padër Anton Mëshkalla rrinin thuajse gjithë kohës bashkë, ndërsa vuanin dënimin e dhënë nga regjimi komunist. Një bashkëvuajtës i pyet se pse sipas tyre erdhi komunizmi.
Padër Mëshkalla përgjigjet: – Se Aliu s’e kreu punën e vet për të xhuma, në Xhami; dhe unë s’e kreva punën time për të dielë, në Kishë. E kështu erdh’ komunizmi, bir!

Check Also

Me letra fallco, si po trafikon krimi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + three =