Home / Aktualitet / Punonte në lokal, vetëplagoset me thikë i riu në Durrës. Policia jep detaje

Punonte në lokal, vetëplagoset me thikë i riu në Durrës. Policia jep detaje

Një i ri është plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ku ai punonte dhe sipas policisë, 29 vjeçari dyshohet se është vetëplagosur.

“Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Check Also

Vodhi 5.5 milionë lekë, pezullohet nga detyra nënkomisari i Policisë në Tiranë

Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 10 =