Home / Stili i jetes / Punoni në shtëpi? Duhet të lëvizni çdo 30 minuta!

Punoni në shtëpi? Duhet të lëvizni çdo 30 minuta!

Aktiviteti fizik, jo vetëm që mban zemrën tuaj të shëndetshme dhe muskujt, por është shumë i dobishëm për shëndetin mendor dhe veçanërisht reduktimin e stresit që po shkakton qëndrimi në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, me të cilën tashmë po lufton e gjithë bota. Është ky apeli që vijojnë të lëshojnë ekspertët e shëndetit publik, si një domosdoshmëri që duhet të ndiqet nga të gjitha grupmoshat (secila në varësi të gjendjes shëndetësore) gjatë ditëve të karantinës.

Rekomandimet e ISHP-së, si dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksojnë se kujdes në këtë rast duhet të tregojnë edhe personat që janë të detyruar të punojnë në kushtet e shtëpisë, për të cilët këshillohet që të mos qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, pasi kjo gjë mund të jetë e dëmshme. Kjo kategori duhet të praktikojë lëvizjen dhe kryerjen e një pushimi të shkurtër për të shplodhur gjymtyrët.

“Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur nuk është i rekomandueshëm. Herë pas here duhet të bëni pushime të shkurta dhe të lëvizni nëpër shtëpi, jo vetëm gjatë punës,  si edhe kur jeni duke komunikuar në telefon. Puna në shtëpi është një sfidë më vete, ndaj duhet të çoheni në këmbë dhe të lëvizni për pak çdo 30 minuta”, vënë në dukje ekspertët e shëndetit publik.

Të ushtruarit në kushtet e shtëpisë nuk duhet të neglizhohet jo vetëm nga të rriturit, por as  nga fëmijët. Tashmë mund të gjenden një sërë alternativash se si mund të ushtroheni në ambientet e shtëpisë, ku mund të ndiqni internet udhëzime se si të ushtroheni fizikisht.

Aktivitete të tjera që mund të bëni është që të kërceni nën ritmin e muzikës tuaj të preferuar, të kërceni në litar,të bëni ushtrime të muskujve, si dhe të luani lojëra që kërkojnë angazhim fizik, të ngjisni dhe të zbrisni shkallët, të bëni ushtrime tërheqjeje, etj.

Në këtë rutinë duhet të përfshihen edhe fëmijët. Organizatat Botërore e Shëndetit këshillon që të rriturit duhet të bëjnë të paktën 30 minuta të aktivitetit fizik çdo ditë, ndërsa fëmijët një orë. Gjithashtu duhet të kujdeseni që përfshirja e fëmijës në aktivitet fizik të bëhet në përshtatje me moshën e tij.

Check Also

Nëse bën këto 5 gjëra për fëmijën tënd, do të rritet dhe bëhet i suksesshëm

1. Mësojini fëmijët të jenë të përgjegjshëm brenda dhe jashtë shtëpisë Eshtë shumë e rëndësishme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 5 =