Home / Aktualitet / Punimet te “Sheshi Shqiponja”, ARRSH njofton devijim të trafikut

Punimet te “Sheshi Shqiponja”, ARRSH njofton devijim të trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton sërish për devijim të trafikut në kuadër të punimeve në aksion që lidh “Sheshin Shqiponja” me mbikalimin pranë pallatit me shigjeta.

ARSSH njofton se në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =