Home / Kryesore / Pulat e Presidentit gjatë atentatit

Pulat e Presidentit gjatë atentatit

Nga Henrik LOGORI –

 

Më 22 gusht 1962, rreth orës 8 të mbrëmjes, dy vetura Citroën DS19 dolën nga Elizeu dhe u nisën për Colombey-les-deux-Églises, rezidenca private e Sharl dë Golit (Charles de Gaulles). Në vendin e quajtur Petit-Clamart, tre njerëz të armatosur sulmuan me armë veturën e Presidentit. Vetëm 8 nga 150 plumbat e qitur arritën të kapnin pjesën e pasme të automjetit. Dë Goli dhe gruaja e tij Ivonë (Yvonne de Gaulle) i shpëtuan paq atentatit.
Duke dalë nga vetura, zonja e Presidentit pyeti e shqetësuar:
– Besoj se pulat nuk i gjeti gjë?
Policët e truprojës, që kujtuan se e kish fjalën për vete dhe bashkëshortin, u çuditën fort nga kjo mënyrë bisedimi kaq familjare e Zonjës së Parë. Por, mandej morën vesh se ishte fjala për pulat që kish marrë me vete për drekën e së nesërmes dhe i pati futur në bagazhin e autoveturës.
Kurse Sharli, që i pati shpëtuar edhe një atentati të partizanëve në Algjerinë franceze, bëri vetëm këtë koment të shkurtër:
– Kësaj here, plumbat më shkuan tangent. (kur te kapin vetëm në një pikë)
[Daniel ICHBIAH, 500 anecdotes historiques, Éditions Scrineo 2012]

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =