Home / Showbizz / Publikoi banderolën e “Autochthonous”, futbollisti i njohur mbështet Dua Lipën

Publikoi banderolën e “Autochthonous”, futbollisti i njohur mbështet Dua Lipën

Është kthyer në historike banderola që Ballist Morina zbriti në fushën serbe gjatë ndeshjes në Beograd.

Ka qenë Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ajo që postoi një ditë më parë një foto të banderolës së famshme.

Por duket se “Autochthonous”, me figurë qendrore Ismail Qemalin dhe Isa Boletitin, si dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, nuk është pritur mirë nga serbët.

Komentet në postimin e bërë nga Dua Lipa kanë qenë të shumta, me të parin Lorik Canën që tërhoqi vëmendjen.

Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë natën e përballjes me Serbinë dhe atë banderolë e ka mbrojtur me trupin e tij.

Gjithsesi në Serbi i tërbon diçka tjetër dhe është fakti që Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe Romës e ka pëlqyer postimin e Dua Lipa. Mediat në Serbi nuk kanë nguruar ta bëjnë lajm.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”.

Edhe mediat e tjera serbe janë në të njëjtën linjë, duke cituar tërbimin e tifozëve serb me veprimin e bërë nga ish-kapiteni i Romës.

Check Also

A do të vendosen limite për rrogat e futbollistëve profesionistë?

Federatës Gjermane të Futbollit i janë prezantuar dy ekspertiza të parlamentarëve të Bundestagut për mundësinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − two =