Home / Aktualitet / Publikohet videoja kur ish-futbollisti ekzekutohet në mes të ditës

Publikohet videoja kur ish-futbollisti ekzekutohet në mes të ditës

Është publikuar videoja kur menaxheri i futbollit, Roman Bezzubov qëllohet me armë zjarri. Kamerat e sigurisë të ambientit pranë vendit të ngjarjes kanë publikuar videon e incidentit.

Menaxheri i futbollit Roman Bezzubov, u qëllua në rrugë në Riga, që tronditi Letoninë.

Gjithçka ndodhi si në film, një xhip i zi bllokoi automjetin e menaxherit fatkeq, dhe më pas pati disa të shtëna.

Ai ishte një ish-futbollist, i cili luajti për klubet e ligës lokale Daugava dhe Jurmala dhe kishte rreth 140 ndeshje para se largohet nga loja aktive.

Policia është në kërkim të autorëve dhe është e qartë se bëhet fjalë për një përplasje midis mafisë letoneze të futbollit.

Ministri konfirmoi se ka filluar një hetim në shkallë të gjerë për të zbuluar rrethanat e të shtënave, si dhe për të identifikuar vrasësit.

Check Also

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Shkodrës? Meteorologu shpjegon fenomenin e çuditshëm

Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 1 =