Home / Aktualitet / Publikohet filmi i parë shqiptar për koronavirusin, ja si cilësohet ai (VIDEO)

Publikohet filmi i parë shqiptar për koronavirusin, ja si cilësohet ai (VIDEO)

Një film i shkurtër amator, absolut i pakuptimtë, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube.

Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht amatoresk.

Për më tepër në film motivohet dhe nxitet urrejtje ndaj mjekëve, që sipas autorëve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

Ky film i shkurtër është realizuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi. Dhe siç shihet edhe në rreth 20 minuta film gjithçka është e pakuptimtë dhe e realizuar në mënyrë amatore.

Check Also

Dialogu Kosovë-Serbi, flet zëdhënësi i KE: “BE s’ka interes për zvarritje, interesi është që …”

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë mbi deklaratat e palëve të bëra në lidhje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + eight =