Gjatë 24 orëve të fundit nga 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultojnë 98 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një viktimë bga Spitali i Gjakovës.
Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë dhe 649 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.