Home / Kryesore / Publikohen shifrat e COVID: Ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, ja sa viktima u shënuan

Publikohen shifrat e COVID: Ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, ja sa viktima u shënuan

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Check Also

Zbulohet kush është i riu që u vra sonte në Elbasan, e plagosur edhe gruaja që ishte me të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte jo vetëm Elbasanin, por gjithë vendin tonë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 19 =