Home / Bota / Publikohen fotot e Bill Clinton duke iu bërë masazh nga “skllavet e seksit” të pedofilit Jeffrey Epstein

Publikohen fotot e Bill Clinton duke iu bërë masazh nga “skllavet e seksit” të pedofilit Jeffrey Epstein

Në fotot e publikuara sonte nga DailyMail.com shihet ish-presidenti amerikan Bill Clinton që buzëqesh me kënaqësi teksa një nga viktimat e trafikut të pedofilit Jeffrey Epstein, i bën masazh në shpinë.

Pamjet janë një kujtesë për lidhjet e Clinton me financierin maerikano-hebre që njihej se koleksiononte lidhjet e tij me figura të politikës për të ushtruar më pas influencë dhe presion mbi ta.

Clinton ka udhëtuar disa herë me avionin privat të pedofilit tashmë të vdekur dhe ishte mik me partneren e tij Ghislaine Maxëell, tashmë të burgosur për rekrutimin e skllaveve të seksit.

Në foto shihet Clinton që buzëqesh i kënaqur, teksa asokohe 22 vjeçarja Chauntae Davies, i fërkon shpatullat e qafën.

Pamjet janë marrë në avion teksa grupi kishte ndaluar në Portugali për furnizim, teksa vinin nga New York.

Davies ka thënë se është përdhunuar disa herë nga Epstein pasi ishte rekrutuar nga Maxwell, por për Clinton tha se është një “xhentëlman”.

Imazhet pritet të shkaktojnë zhurmë të madhe në mediat botërore e ndoshta hapej hetimesh të reja mbi abuzimet e financierit te vdekur dhe bashkepunetoreve te tij./GD

Check Also

Kreu i opozitës ruse del nga spitali/ Rrëfehet për ditët “e ferrit” që kaloi

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny ka folur më në fund për publikun pas më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two − 1 =