Home / Aktualitet / “Pseudo-demokraci!” Ilir Meta del me mesazhin e fortë në Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

“Pseudo-demokraci!” Ilir Meta del me mesazhin e fortë në Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

Në Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Presidenti Ilir Meta thotë se shumica e mediave shqiptare janë në çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Ndër të tjera kreu i shtetit thotë se liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Postimi i plotë i Metës.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.

Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.

Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =