Home / Editorial / Pse ka frikë Edi Rama dhe PS nga Tom Doshi?

Pse ka frikë Edi Rama dhe PS nga Tom Doshi?

Nga Xhovan SHYTI –

Ambasadorja amerikane Në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste, drejtues i të cilës që prej më shumë se tetë viteve është kryeministri në detyrë Edi Rama, të pozicionohet qartë lidhur me rastin e deputetit Tom Doshi, të shpallur sakaq kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim të  bërë në rrjetin social “Twitter”, nga ana tjetër, ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike, teksa shkruante se kjo forcë politike etj., nuk duan në Parlamentin shqiptar dikë të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj.

Fjala është për  vendimin e Sekretarit të atëhershëm të Shtetit të SHBA, muaji prill 2018,  që i ka hequr Tom Doshit, sakaq kandidat për deputet, të drejtën e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mesazhi që don të kumtoj ambasadorja Kim nëpërmjet postimit në “Twitter” është fare i qartë dhe nuk lë vend për asnjë ekuivok, apo interpretim, sipas oreksit, nga Edi Rama, i njohuri për kësi manovrash me dredhje gjuhe.

Duke qenë i tillë, pra fare i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm, le të vijojmë më tej me përcjelljen e mesazhit që përmban kumti i përfaqësueses së shtetit amerikan.

Në tekst, ndërsa i drejtohet “të tjerëve”, ambasadorja Kim lë pezull pyetjet: “Nga se kanë frikë”? A është “e dobishme” të heshtësh”? Përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? – dhe më pas, e përmbyll ligjërimin me frazat: “Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”.

Ndonëse komunikon me një gjuhë diplomatike, pa e identifikuar drejtëpërdrejt forcën politike, (që megjithatë meret vesh se është Partia Socialiste e Edi Ramës), pakënaqësinë për heshtjen e këtij të fundit ambasadorja Kim e shpërfaqi gjatë një interviste në TV ” ABC NEWS”, ku me një gjuhë të drejtpërdrejtë, ndër të tjera vlerësoi: “…Është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshte krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”.

E megjithatë, sikurse më parë  edhe pas këtij vlerësimi dhe thirrjes së përfaqësueses të shtetit, që ia ka hequr vizën kadidatit për deputet të PSD Tom Doshi, Edi Rama nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar, lidhur me fatin e kandidatit Doshi, për disa legjislatura të shkuara deputet i socialistëve “rilindas”.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Tom Doshi vërtetë nuk i përket “rilindjes” së Ramës por PSD-së, së Bejtas mirëpo dihet publikisht se kjo e fundit prej dekadash lëviz në orbitën e satelitëve socialistë, sakaq të komanduar nga Edi Rama. / Arberianews.net

Check Also

Horoskopi 23 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI Bëni kujdes sepse mund të keni grindje dhe tensione, në veçanti me ata që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 6 =