Home / Shendeti / Pse duhet të konsumoni shalqi çdo ditë? 10 arsyet të fortë për shëndetin tuaj

Pse duhet të konsumoni shalqi çdo ditë? 10 arsyet të fortë për shëndetin tuaj

Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

Më poshtë mund të mësoni vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti I Zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e Lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim
Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja E Lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më Shumë Energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri Në Gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja
Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Check Also

Bananet kurojnë këto sëmundje mjaft të përhapura

Banania mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e tjera …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − one =