Home / Aktualitet / Pse çunat e Londrës i uli fillimisht në Rinas? Rama tregon arsyet

Pse çunat e Londrës i uli fillimisht në Rinas? Rama tregon arsyet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur përpara simpatizantëve të Partisë Socialiste gjatë inagurimit të aeroportit të Kukësit, sqraoi pse zbritja e avionit nga Londra u bë fillimisht në Rinas dhe më pas në Kukës. Rama u shpreh se aeroporti është operacional por ka një procedurë certifikimi që zgjat diku te rreth 50-60 ditë.

“Sot fluturuam nga Tirana në Kukës, pasi cdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë dhe pasi bëhet certifikimi dhe gjatë këtyre javëve do të bëhen edhe marrëveshjet me kompanitë ajrore, që do u japin mundësi të gjithë kësaj zone të rajonit tonë. Aeroportet janë fabrika buke” tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama kujtoi dhe ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ku i dërgoi një përqafim nga larg dhe i bëri me dije se në muret e aeroportit është një moment kur ai dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës.

“Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet një moment, kur Thaci dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës” tha ai.

Kryeministri Edi Rama e hapi aeroportin 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të cilat nga Kukësi shprehu bindjen se do t’i fitojë për të drejtuar vendin edhe një mandat të tretë.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − sixteen =