Home / Kryesore / PS nuk humbet kohë, fillon nga puna për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

PS nuk humbet kohë, fillon nga puna për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Top Channel raporton se 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit. Kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.

Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, të gjithë deputetëve socialistë u mbërriti një mesazh ku thuhej: “Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =