Home / Aktualitet / PS i shpall “luftë” Metës, Taulant Balla: Kemi prova të forta për largimin e tij

PS i shpall “luftë” Metës, Taulant Balla: Kemi prova të forta për largimin e tij

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në një koferencë për media nga ambientete e jashtme të selisë së Kuvendit, foli mbi procedurat dhe hapat që do të ndjekë mazhoranca socialiste do të ndjekë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Balla u shpreh se pas mbajtjes së seancës së parë në Kuvend ditën e nesërme, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për ngritjen e Komisionit Hetimor. Pa dashur të ndikojë në punën e legjislativit, Balla u shpreh se si firmitar i kërkesës për shkarkim, në bazë të provave, beson se Komisioni Hetimor duhet të ngrihet.

Taulant Balla: Më shumë se 1/4-ta e deputetëve të Republikës kanë firmosur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit, për veprimet antikushtetuese gjatë dhe përpara fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se edhe pas rezolutës të vitit 2019 ku iu kërkua kthimi në binarët kushtetues, presidenti i Republikës vijoi shkeljet flagrante të ligjit.

Kërkesa siç përcakton nga ana e rregullores, do t;i kalojë komisionit të ligjeve, i cili do të duhet të shprehet mbi ligjshmërinë e kësaj kërkese. më pas do të ngrihet dhe komisioni hetimor, i cili do të vlerësojë nëse od të qëndrojnë ose jo vlerësimet e deputetëve. Si kryetar i grupit socialist nuk dua të ndikoj në vendimin e komisionit të ligjeve, por si firmitar i kërkesës, në të ndodhen të gjitha provat që faktojnë shkeljet e presidentit të republikës.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 10 =