Home / Aktualitet / Provimet online, ja kush është fakulteti i radhës që merr vendimin pas atij të Gjuhëve të Huaja

Provimet online, ja kush është fakulteti i radhës që merr vendimin pas atij të Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Ekonomise, pjesë e Universitetit të Tiranës ka marre vendim zyrtar qe sezoni i provimeve te zhvillohet online.

Fakulteti i Ekonomisë është i dyti fakultet publik në vend që ka vendosur të zhvillojë sezonin e provimeve online, pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja që e mori këtë vendim vetëm pak ditë më parë.

Mbajtja e provimeve online në fakt nuk përkrahet nga vetë studentët, një përfaqësi e të cilëve u takua javën e shkuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve për t’i kërkuar pikërisht rikthimin në auditor të paktën për sezonin e provimeve.

Në një deklaratë pas takimit, studentët u shprehën se brenda kësaj jave do të marrin një përgjigje nga Komiteti dhe në rast se nuk do miratohet kërkesa e tyre, atëherë ata doi të mbajnë protesta duke respektuar masat anti-koronavirus.

Check Also

Vasilika Hysi nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

Ditën e sotme gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam” nënkryetarja e  kuvendit Vasilika Hysi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − ten =