Home / Aktualitet / Protestuan për 6 ditë me radhë, përse Transporti Rrugor në Kosovë vendosi të ndalë grevën

Protestuan për 6 ditë me radhë, përse Transporti Rrugor në Kosovë vendosi të ndalë grevën

Shoqata e Transportit Rrugor në Kosovë ka pezulluar përkohësisht ditën e sotme grevën e nisur prej ditësh, në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti i ftohtë. Nga nesër nis qarkullimi i transportit publik në gjithë Kosovën, pas gjashtë dite grevë dhe protesta.

Lajmin e ka bërë me dije, Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, i cili theksoi se Këshilli drejtues në mbledhjen e sotme vendosi të pezullojë grevën dhe protestat për shkak të motit të keq, por siç theksoi ai nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre. Po ashtu ai tha se nga nesër nis transporti me autobus dhe të gjithë qytetarët, përfshirë punëtor, studentë dhe nxënës mund ta shfrytëzojnë.

Duke pasur parasysh interesin publik të qytetarëve, problemet me pandeminë dhe problemet për nevojën e lëvizjes së qytetarëve në këtë kohë të vështira, këshilli drejtues i shoqatës morri vendim që përkohësisht të pezullohet kjo protestë me tri arsye kryesore, e para kjo nuk do të thotë që do të ndërpritet, por kemi të bëjmë vetëm me një pezullim [për shkak të kushteve atmosferike, për shkak të problemeve me pandeminë, por edhe për shkak të dhënies së mundësisë të krijimit apo të konsolidimit të institucioneve. Megjithatë, jemi të interesuar që t’i japim mundësi edhe kohë, edhe qeverisë në ardhje. 

Nga nesër të gjithë operatorët do t’i kthehen punës, [por e kemi edhe një pezullim apo një afat kohor për qeverinë në mënyrë që qeveria të reflektoj në kuptimin pozitiv për të ndërtuar një dialog publiko-privat dhe që të arrijmë deri te qëllimi i përbashkët. Shpresojmë të ketë një stabilitet politik, sepse kjo nënkupton që kur të ketë stabilitet politik ka edhe stabilitet ekonomik, sepse problemet janë të mëdha për shkak të mos stabilitetit politik”, theksoi ai.

Ndërsa, edhe sot u mbajt marshi-protestues, duke parakaluar autobusët nëpër kryeqytet në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 17 =