Home / Aktualitet / Protestojnë për ujin, policia merr zvarrë banorët e Lumasit(VIDEO)

Protestojnë për ujin, policia merr zvarrë banorët e Lumasit(VIDEO)

Protesta e djeshme e banorëve të fshatit Lumas, të cilët nuk janë ndalur asnjë ditë në mbrojtje të burimit të Sinecit, ka degjeneruar në dhunë nga ana e policisë.

Pasditen e djeshme,policia duke u kërkuar banorëve të lirojnë rrugën që kishin bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, ka tërhequr zvarrë protestuesit si dhe ka dhunuar gra e burra.

Gra e burra janë qëlluar, janë tërhequr zvarrë dhe janë dhunuar nga efektivët e policisë. Sipas banorëve-disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariat.

Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit.

Banorët janë në proçes gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës.

 

Check Also

Programi që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës në Greqi

Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Calorine Crouch, gruas britanike të vrarë në Greqi, u tha policëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 9 =