Home / Aktualitet / Protestë kundër vrasjes së kafshëve të rrugës në Tiranë

Protestë kundër vrasjes së kafshëve të rrugës në Tiranë

Disa qytetarë dhe aktivistë në Tiranë protestuan të premten përpara godinës së Bashkisë, kundër vrasjes së kafshëve të rrugës.

Reagimi i tyre erdhi pas publikimit të një videoje të enjten. Në video shfaqjen se si helmoheshin qentë e rrugës në zonën e Kasharit.

Video tregon se qentë janë helmuar me acid klorhidrik nga Policia Bashkiake.

Protestuesit ishe me pankarta që dënonin vrasjen e qenve dhe disa prej tyre kishin marrë dhe kafshët shtëpiake.

Për vrasjen e qenve të rrugës ata fajësojnë Bashkinë e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që ngrihet kjo problematik nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve.

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka premtuar disa herë se qentë endacakë të Tiranës nuk do të vriten, por sipas aktivistëve ky premtim nuk është mbajtur.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + six =