Presidenti Ilit Meta i ka shprehur mirënjohjen gazetarëve, operatorëve dhe të gjithë stafit që në këto ditë të vështira kanë informuar publikun me transaprecë.
Meta ka shpërndarë një foto ku shihen gazetarët dhe operatorët të cilët kanë ndjekur protestën për vrasjen e Klodian Rashës dhe shkruan se është thelbësore që ata të vijonë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar.
Ndër të tjera Kreu i Shtetit shprehet se do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.
“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias,” shkruan Meta.