Home / Aktualitet / Protestat dhe kërkimi i dorëheqjes së ministrit Lleshaj dhe Drejtorit të Policisë Veliu shtrihen në qyetet kryesore të vendit

Protestat dhe kërkimi i dorëheqjes së ministrit Lleshaj dhe Drejtorit të Policisë Veliu shtrihen në qyetet kryesore të vendit

Protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë janë shtrirë në të gjithë vendin.

Paralelisht me kryeqytetin, protestë u mbajt edhe në Durrës. Qytetarë të shumtë me pankarta në duar u mblodhën para prokurorisë dhe Policisë së Durrësit ku edhe ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit.

Vala e protesta nisi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Më herët protesta u mbajtën para Policisë në Kukës dhe Elbasan. Përmes pankartava ata kërkuan dorëheqjen e minisrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zbardhjen e vrasjes së të riut.

Check Also

Duhet bërë kujdes në ndërtimin e jetës..

Nga Dhimitër ANAGNOSTI-  Regjisor/ Nderi i Kombit Dikur, diku kam shkruar: ” në pleqëri njeriut i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 7 =