Home / Aktualitet / Protesta të çmendura për 1 MAJ në Francë, protuestuesit përleshen me policinë

Protesta të çmendura për 1 MAJ në Francë, protuestuesit përleshen me policinë

Të rinj të maskuar që qëllojnë dhe përleshën me oficerët e policisë, këto janë skenat që po ndodhin në Lyon të Francës ku duhet thënë se protestat e ditës së 1 Majit kanë dalë sot jashtë kontrollit.

Ndërsa protesta vazhdojnë policët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe sulmuan në formacion, me shkopinj gome demonstruesit.

Ndërsa në Paris protestat dominoheshin në lëvizja e Jelekëve të Verdhë.

Në Lyon, turmat e të paktën 3000 punëtorëve të sindikatave marshuan krah për krah me flamurë të kuq, të cilëve më vonë iu bashkuan të rinj të maskuar që sulmuan oficerët e policisë shkatërruan objekte simbol të korporatave të biznesit, e madje edhe me grupe të tjera protestuesish.

Teksa protestuesit marshonin drejt sheshit Place Bellecour në qendër të qytetit, policia u bllokoi rrugën dhe shpejt nisën përleshjet mes tyre. Oficerët arritën të shtynin prapa turmën duke përdorur shkopat e gomës ndaj elementëve të dhunshëm. Në pamjet video shihen skena të rënda dhune të oficerëve që godasin dhe tërheqin në rrugë të ndaluarit, teksa mediat raportuan për vetëm pesë arrestime.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =