Home / Aktualitet / Protesta për Klodian Rashën/ Ç’po ndodh me të rinjtë e arrestuar? Avokati zbulon gjithçka

Protesta për Klodian Rashën/ Ç’po ndodh me të rinjtë e arrestuar? Avokati zbulon gjithçka

Pjesa më e madhe të personave të ndaluar gjatë 5 ditëve protesta (kryesisht në Tiranë) janë të rinj, një pjesë madje edhe të mitur, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Dje gjykatat kanë vlerësuar masat e arrestit për disa prej të rinjve të arrestuar, të cilat sipas avokatëve mbrojtës kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Përveç kësaj, sipas avokatëve, shqetësues është edhe fakti i trajtimit të të rinjve, të cilët në shumë raste janë ankuar se ndaj tyre është ushtruar dhunë, jo vetëm ndaj ndalimeve, por edhe gjatë shoqërimit për në dhomat e paraburgimit në komisariate

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, avokati Dorian Matlija tregoi se çfarë po ndodh me këta të rinj që janë arrestuar.

“Të gjithë janë mosha të reja. Mosha më e lartë që unë kanë parë ka qenë 30 vjeç. Ndërkohë që të gjithë të tjerët janë 18, 19, 20 vjeç shumica e tyre dhe ka gjithashtu edhe të mitur.

Duhet të jenë ndoshta 30-40 të mitur që janë arrestuar këto ditë dhe mbi 100 persona të tjerë janë 18-20.

Dje, deri në orët e vona të darkës ka vijuar Gjykata të shpallë vendimet për masat e arrestit, sepse kanë qenë një numër rekord personash të arrestuar dhe ka kaluar në kolaps edhe Gjykata vetë me numrin e madh. Por, një pjesë e mirë u liruan me detyrim paraqitje, duhet të paraqiten çdo javë të Prokurori.

Ndërkohë që një pjesë tjetër, rreth 10 persona janë lënë në arrest shtëpie. Vetëm ditën e djeshme janë lënë mbi 10 persona në arrest me burg, me afat 10 ditë burg, për t’u rivlerësuar”, bëri të ditur avokati./Gazeta Shqip

Check Also

Paradoksi, “një populli deputet”

Nga Afrim KRASNIQI- Gjatë muajve të verës PD në opozitë nisi një proces propozimesh për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 19 =