Home / Aktualitet / Protesta masive në Vienë, qytetarët kundërshtojnë kufizimet ndaj Covid-19

Protesta masive në Vienë, qytetarët kundërshtojnë kufizimet ndaj Covid-19

Mijëra protestues dolën në rrugët e Vienës këtë të dielë duke kundërshtuar kufizimet ndaj koronavirusit.

Policia e Vienës arrestoi shumë protestues duke thënë se disa prej tyre nuk po respektonin distancën fizike, si dhe nuk kishin vendosur maskat në fytyrë.

Ndërkohë që prej 26 dhjetorit, Austria ka qenë në izolimin e saj të tretë kombëtar, duke mbyllur dyqane dhe shumë biznese e për pasojë mijëra qytetarë kanë mbetur të papunë.

Partia opozitare e Lirisë ka denoncuar kufizimet duke i cilësuar si ‘çmenduri’ .

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Herbert Kickl akuzoi të shtunën qeverinë e udhëhequr nga konservatorët për ndalimin e kritikës në përgjithësi. Ai i nxiti mbështetësit e tij të marshonin paqësisht në kryeqytet duke shprehur pakënaqësitë e tyre për kufizimet e vendosura nga qeveria.

Turma, të cilën policia e vlerësoi në mbi 5,000 qytetarë u mblodh në një shesh në qendër të Vienës duke kundërshtuar qeverinë e Sebastian Kurz, e duke thirrur në kor: Kurz duhet të largohet.

Një dëshmitar i Reuters pa policinë të bënte disa arrestime dhe tha se në shesh kishte mijëra qytetarë. Ndërkohë policia konfirmoi se arrestimet ishin bërë, por nuk dha një numër.

r.g/faxweb.al

Check Also

INSTAT: Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE-në

Me më pak kohë të lirë, më pak para e burime financiare, më pak mundësi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =