Home / Bota / Protesta masive kundër masave anti-Covid, bllokohet autostrada në Itali

Protesta masive kundër masave anti-Covid, bllokohet autostrada në Itali

Disa zona në Itali duke filluar nga dita e sotme kaluan nga zona të kuqe në portokalli duke iu lehtësuar disa masa anti-Covid.

Ndërkohë një pjesë tjetër e Italisë vijon të jetë në zona të kuqe për shkak të rasteve të reja. Por, lehtësimi i masave në disa zona, solli pakënaqësi për zonat e tjera të cilat vijojnë të jenë të kuqe.

Qindra qytetarë dolën në rrugë duke protestuar për masat anti-Covid, pasi prej 5 javësh këto zona të kuqe kanë të ndaluar hapjen e bizneseve.

Qytetarët janë derdhur në rrugë duke bllokuar autostradën A16 Napoli- Canosa dhe Caserta Sud, duke shkaktuar një kilometër trafik.

Ndërkohë protestat janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim në Campania.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × two =