Home / Aktualitet / Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë me ‘cen’, ia lë topin në dorë KQZ-së

Prokuroria përfundon verifikimet për dy kandidatë me ‘cen’, ia lë topin në dorë KQZ-së

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka përfunduar verifikimet për 2 prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, të cilët kishin qenë pjesë e listës së ”zezë” të KQZ-së.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i takon KQZ-së të vendosë tashmë në rast se rezultatet që kanë dalë nga verifikimet e kandidatëve janë pjesë e sferës së ndalimit të tyre për tu zgjedhur.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kandidatët që janë verifikuar derimë tani nga ana e Prokurorisë i përkasin LSI-së dhe Nismës Thurje. Tashmë pritet vendimi i KQZ-së për të marrë një vendim final për këto kandidatura, ndërkohë që në total janë 30 kandidatë që pritet të verifikohen.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 8 =