Home / Kronike / Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, çfarë u zbulua për pistoletën?

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, çfarë u zbulua për pistoletën?

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe të gjitha verifikimet shtesë përsa i përket vrasjes, së Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se në javën e parë të muajit shkurt, dosja do dërgohet në gjykatë, dhe do jenë togat e zeza që do të vendosin nëse do e kalojnë apo jo dojen për gjykim.

Fax news mëson se pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendi ku u vra 25-vjeçari, nuk do të dërgohet për ekspetizë të spcializuar jashtë vendit.

Ky vlersim është dhënë nga një ekspert gjerman, ku sipas tij nuk është e nevojshme që arma të dërgohet jashtë vendit. Ndërkohë mësohet se sipas ekspertizës, kjo pistoletë nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Prokuroria ka dalë në përfundim se efektivi i policisë e ka vrarë me dashje të riun, pasi nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur. Prokuroria është në fazën fundore të hetimit për Nevaldo Hajdarajn dhe pritet që pas komunikimit të akuzës, të kërkohet edhe veçohet hetimi për pistoletën “enigmatike”.

Check Also

Horoskopi ditor, 27 shkurt 2021

Dashi Kjo është një ditë e shkëlqyeshme për të shprehur krijimtarinë tuaj. Artet ka të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − six =