Home / Bota / Profesori rus zbulon sëmundjen e rëndë të Vladirim Putin: Është bërë operacion dhe…

Profesori rus zbulon sëmundjen e rëndë të Vladirim Putin: Është bërë operacion dhe…

Një kritik i njohur i Vladimir Putin, ka pretenduar se presidenti rus vuan nga kanceri dhe më herët këtë vit i është nënshkruar një operacioni kirurgjik. Valerey Solovei, tha se presidenti 68 vjeç është operuar në shkurt të këtij viti, shkruan Daily Mail.

Deklarata e Soloveit erdhi vetëm dy javë pasi i njëjti person foli për shëndetin e Putinit, duke thënë se presidennti rus vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Solovei, ish-zyrtar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se Putini është duke planifikuar që të japë dorëheqje në janar të vitit të ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore dhe se si pasardhëse në postin e tij do ta caktojë vajzën e vet, Katerina Tikhonova.

Duke folur më në hollësi për shëndetin e Putinit, Solovei tha: “Njëri problem është i natyrës psiko-neurologjike, ndërsa tjetri është problem me kancerin. Nëse ndokush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme.”

Sidoqoftë, Kremlini ka mohuar se presidenti rus ka ndonjë problem shëndetësor, ndonëse disa ditë më parë ai u pa duke u kollitur gjatë një takimi virtual me zyrtarët rusë.

Check Also

Zbulohen detaje nga jeta private e Ivanka Trump, cilat takime ‘romantike’ ia refuzon burrit

Ivanka Trump ka ironizuar ashpër së fundmi sugjerimet e bashkëshortit për darka romantike, që janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − three =