Home / Kryesore / PROFECIA…

PROFECIA…

 

Art Leshnica ( Arben Bllaci)

Ne vitin ’93, ne mos gaboj, pasi mbaroi ceremonia e rivarrimt te eshtrave te Bilal Xhaferrit ne Sarande, bashke me Jorgon dhe Petrit Ruken morem rrugen te ktheheshim. Ne Muzine, ne tatepjeten ku sa ze duket Lunxheria, Jorgo me tha.
– Mbaje pak, more kobure!
– C’ke, mo? – i thashe.
– Epo plak une, kam dhe halle…
Dhe zbriti.
Pas dhjete minutash u kthye me sy te skuqur. Kishte qare aq minuta sa duhet per te mbaruar nje cigare. As une, as Petriti nuk i rame ne sy.
– Ka nje jete qe s’e kisha pare Lunxherine sic e perfytyroja kur i shkruaja vargje. Cfare mrekullie! E teprova nje cike… Mos ma vini re…
Rruga iku thuajse ne heshtje pas kesaj. Vetem une shtova dozat e te sharave vend e pa vend per shoferet me rruge, si per te ndryshuar atmosfere.
Para se te arrinim te ura, ate qe me shkrepi ne koke ia thashe dhe Jorgos. U be qe u be, te behet tamam, thashe me vete.
– Si thua, te kthehemi ne Karjan? S’e ke pare qe kur ke lere. – desha te beja shaka.
– Mire te vajti mendja, vemi! – tha se u mendua pak caste.
Nuk po flas si kaloi ne fshatine tij ajo pasdite neper fshat e neper njerez. Eshte nje teme me vete.
Ne kthim, pak sa kaluam fshatin foli si ne ngasherim:
– Ec me ngadale… Zoti e di nese do ti shoh me keto vende e kete rruge…
Kishim kaluar Shen Todherin.
– Mos u habit shume nese nje dite kjo rruge do mbaje emrin tend… – thashe si me vete.
Desha ta percillja si shaka per ta cliruar nga mpirja qe s’po i ndahej. Po nuk doli aspak shaka.
– Eh, more kobure! Fluturo, fluturo! E ke gjetur mire, ne dimer me pras, ne vere me kashte… – keputi nje nga ato te tijat kur nuk i mbushej mendja per gje. Si t’i mbushej me kalvarin e perjetshem qe kishte hequr!
Gaboi. Gabonte edhe ai si cdo i gjalle…
U deshen djemte qe drejtojne sot Gjirokastren, qe “fluturimi” im i atehershem te rezultonte profeci sot…
Faleminderit!

Check Also

Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Nga Miho GJINI- Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistia e madhe Greke, antare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =