Home / Shendeti / Problemet me gjumin zgjidhen me një nga këto çajra

Problemet me gjumin zgjidhen me një nga këto çajra

Disa e urrejnë çajin, ndërkohë që disa të tjerë janë të dashuruar me të.

Për ju që se pëlqeni çajin përpiquni që të trajnoni veten ose të pini çaj me mjaltë për ta shijuar më tepër. Më poshtë gjeni disa çajrja dhe përfitimet që kanë për shëndetin!

Kamomili

Kamomili është natyrisht superstari i natës. Për të ka shumë pak prova që ka efekte qetësuese, por miliona njerëz në botë e kanë zgjedhur për ta pirë para gjumit. Mund ta gjesh shumë lehtë lulen e kamomilit nëpër markete ose ta thash vetë.

Livando

Tradicionalisht livando është përdorur për pushim dhe relaks. Theksohet se një nga cilësitë më të mira është çaji, që kontribuon edhe në humor. Çaji i livandos mund të bëhet një ritual i këndshëm i mbrëmjes. Nëse e do parfumin e saj, shto disa pika vaj esencial ose lëre një qese me lule livando rreth vetes. Aroma e lules do të qetësojë nga stresi dhe ankthi.

Mente

Në një studim të kohëve të fundit, ka dyshime edhe për efektet qetësuese të çajit nga gjethet e mentes, por ende besohet gjerësisht, ashtu si edhe për kamomilin, se një ndër efektet e tij është qetësimi para gjumit. Përveç kësaj, besohet se çaji i mentes të qetëson edhe problemet me stomakun.

Check Also

Tri shenja që nuk i njihni, por trupi juaj tregon se keni ankth

Ritmet e çmendura të jetës së përditshme dhe vrapimi i vazhdueshëm për t’i kapur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + two =