GOLEM

Në Golem, raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike. Qytetarët dhe pushuesit raportojnë probleme të shumta me energjinë. Ata shprehen se OST ndërpret shpesh energjinë në Golem, pa paralajmëruar. Çdo ditë ka ndërprerje të dritave.

Ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem për hotelet në Golem. Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, po ashtu është kthyer në një problem edhe për pushuesit.

Ndërprerja e energjisë sjell probleme gjithashtu në sistemet elektronike. Drejtuesit e hoteleve në Golem shprehehn se do të kërkojnë dëmshpërblim, për dëmin e shkaktuar.

Banorët thonë se kjo situatë problematike me energjinë në Golem zgjat prej mëse një muaji. Ndërkohë pas publikimit te lajmit në media, OST beri një deklaratë zyrtare ku shprehet se “për shkak të një avarie në linjat e tensionit të larte të OST, pranë Kasharit, Tiranë, disa zona të vendit mbeten pa energji elektrike”.

“Probleme ka patur në qytet Durrës, zonat bregdetare, deri në Fier dhe Vlorë. Situata po i rikthehet gradualisht normalitetit”, deklaron OST.

(d.xh/ Balkanweb)