Home / Aktualitet / Prishtina synon të fusë në funksion rrethrrotullimet “Turbo”, mirëpo çfarë janë ato?

Prishtina synon të fusë në funksion rrethrrotullimet “Turbo”, mirëpo çfarë janë ato?

Tollovia është ajo që e karakterizon pothuajse vazhdimisht rrethrrotullimin e Flamurit në Prishtinë.

Meqë lidh disa pjesë të kryeqytetit, ky rrethrrotullim është burim i shumë aksidenteve.

E, për ta shtuar sigurinë dhe rritur efikasitetin në qarkullim, Komuna po synon që për herë të parë fusë në funksion rrethrrotullimin e quajtur “Turbo”, i cili fillimisht është prezantuar në Holandë, por që përdoret në shumë shtete evropiane dhe amerikane.

Rrethrrotullimi “Turbo”, që parasheh zvogëlimin e numrit të korsive në dy, sipas Komunës, është më i sigurt për shkak të numrit më të vogël të pikave të “konfliktit” dhe për shkak të ndarjes fizike të korsive, raporton KOHA.

Ky rrethrrotullim kërkon që vozitësit para se të hyjnë në të ta zgjedhin drejtimin e lëvizjes. Në këtë mënyrë, pas hyrjes në një korsi nuk mund ta ndryshojnë atë në mënyrë të parregullt.

Bekim Ahmeti është njohës i fushës së komunikacionit dhe për të një model i tillë i rrethrrotullimeve është më efikas për zvogëlimin e tollovisë dhe numrit të aksidenteve.

Por, Ahmeti thotë se ky lloj rrethrrotullimi është më pak i përshtatshëm për këmbësorët dhe çiklistët.

Këtë projekt Komunës ia ka bërë dhuratë një profesor maqedonas, i cili ka qenë i përfshirë projektimin e rrethrrotullimeve të këtij lloji në Shkup.

Drejtoresha për Shërbime Publike, Medina Braha thotë se tani janë duke përgatitur procedurat e tenderimit. Sipas saj, në momentin e nisjes së punimeve ato pritet të përfundojnë më së largu brenda dy muajsh.

Së fundmi, Komuna ka ndarë fizikisht korsitë e disa rrethrrotullimeve për të mos lejuar kalimet e parregullta.

Këto barriera fizike, megjithatë, nuk u kanë pëlqyer të gjithë vozitësve, disa prej të cilëve kalojnë edhe mbi to.

Marrë nga: Koha.net

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + thirteen =