Home / Aktualitet / Prishja e ‘Maternitetit Geraldinë’, reagon Basha

Prishja e ‘Maternitetit Geraldinë’, reagon Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi story në facebook ka reaguar në lidhje me prishjen e ‘Maternitetit Geraldinë’.

Basha thekson se kryeministri Rama gjatë qeverisjes së tij nuk e ka mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe për më tepër ka qenë personi që e ka shkatërruar atë.

“A e ka mbajtur Rama premtimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si faktor thelbësor për integrimin në Bashkimin Europian? Përgjigja është JO”, shkruan Basha.

Po ashtu, Basha paraqet me pamje shkatërrimin që ka kryer qeveria, mbi vepra të caktuara si Teatri Kombëtar, Materniteti i “Mbretëresha Geraldinë”, Sahati i Tiranës, si dhe godina me rëndësi kulturore e historike në Durrës.

Check Also

Ky vend ka heronjtë e vetë!

Nga Artan HOXHA- Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vrasje, gjobvënie, politikanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 14 =